Deklarata e Zaevit për hotelin në Lagadin i revoltoi ekologët e Ohrit

Maqedonia

Deklarata e Zaevit për hotelin në Lagadin i revoltoi ekologët e Ohrit

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 09:48
Ndërtimi i objektit hotelerik në Llagadin

Deklaratat e kryeministrit Zoran Zaev, në tribunën e të shtunës në Ohër, në lidhje me ndërtimin e objektit hotelerik në Llagadin, ka shkaktuar reagim të ashpër nga iniciativa civile Ohri SOS të cilët kërkojnë që, për ulcerën e paligjshme prej ndërtimi urgjentisht të merret vendim për heqje, ndërsa Komuna të fillojë menjëherë zbatimin”,  shkruan Meta.mk

Ekologët paralajmërojnë se Parlamenti dhe institucionet tjera nuk guxojnë të abuzohen, për të kënaqur orekset e bashkë-partiakut të Zaevit.

“Përveç nëse Kryeministri Zaev nuk mendon të abuzojë me Parlamentin dhe të përdhunojnë Kushtetutën, për të kënaqur bashkë-partiakun e tij, duke miratuar një lex specialis në planifikimin urban i cili do të quhej “Ligji për xhaxhin Nikollë”, atëherë për ulcerën e paligjshme prej ndërtimi në Llagadin duhet të merret urgjentisht vendimi që të hiqet dhe komuna duhet menjëherë të fillojë me zbatimin, këtë herë pa e bishtnuar drejtësinë, si në rastin kur e anuluan vetëm klauzolën e vlefshmërisë se vendimit për ndërtim të paligjshëm, duke mos e anuluar edhe vetë vendimin”, thuhet në deklaratën e SOS të Ohrit.

Në vitin 2016 SPB Ohër ngriti akuzë penale për ndërtim të pa ligjshëm në zonë të mbrojtur, gjegjësisht në Parkun nacional “Galiçica”. Përndryshe për objektin, për të cilin iniciativa qytetare Ohër SOS reagon, investitori thotë se është një “objekt i vogël i thjeshtë” për biznes familjar me 8 dhoma dhe 9 suita.

Në tribunën në Ohër kryeministri tha publikisht se ai ka komunikuar me investitorin dhe se i ka dhënë udhëzime Ministrit për transport dhe lidhje Goran Sugareski.

“Me xhaxhin Nikollë kemi shkëmbyer mesazhe disa herë për hotelin në Llagadin, i kam dhënë udhëzime ministrit, Mitkos shefit të kabinetit dhe e di problemin. Disa herë Transporti dhe lidhjet marrin vendim pozitiv, ndërsa ai kthehet. Kam biseduar me Jovanin e ndjerë, me sekretarin e komunës, tani dhe me të tjerët. Ka një gjë, kryeministri ndërhyn sepse e drejta është në anën tuaj, ministri ndërhyn sepse e drejta është në anën tuaj. Edhe nëse ka ndonjë aspekt ligjor-formal në departamentin e urbanizmit, nuk mundet “nuk shkon”. ‘Nuk shkon’, nuk mund që më e lehta të jetë një ‘jo’. Ata do të gjejnë një mënyrë për të qenë ‘po’. Për shkak se banaliteti i përgjigjes, është dhënë në lejen e ndërtimit, ju filloni me ndërtimin e objektit, objekti është gati dhe gjatë kontrollit thotë se ju nuk i keni informuar që keni filluar me ndërtimin. Nëse duhet, do ta marr në duart e mia në Komisionin e shkallës dytë dhe do të vijnë këtu dhe do ta zgjedhim këtë deri në fund”, tha në tribunë kryeministri Zoran Zaev.

Përveç kësaj, Inspektorati i mjedisit jetësor ka konfirmuar se objekti gjendet në 50 metrat e mbrojtura nga bregu i liqenit, ku s’ lejohen objekte prej materialit të fortë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat