Qeveria e Maqedonisë përcaktoi lokacionin për ndërtimin Qendrës Klinike Universitare

Maqedonia

Qeveria e Maqedonisë përcaktoi lokacionin për ndërtimin Qendrës Klinike Universitare

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 09:54
Qendra e Klinikës Universitare në Shkup

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e djeshme të 118-të me radhë, shqyrtoi dhe miratoi Informacionin për nismat e propozuara për propozimin e lokacioneve për ndërtimin e Qendrës së Klinikës Universitare në Shkup, dhe aprovoi Raportin e grupit të punës, ku më së larti është radhitur Komuna e Gjorçe Petrovit – lokaliteti i quajtur Vele Pole, si vend më i përshtatshëm për dislokimin e ndërtimit të Klinikës Universitare të Shkupit.

Si përfundim plotësues i kësaj mbledhjeje lidhur me këtë pikë është rekomandimi i Komunës së Gjorçe Petrovit të fillojë me zbatimin e të gjitha aktiviteteve të nevojshme për miratimin  dokumentacionit urbanistik për lokacionin me kompetencë të njësisë së vetëqeverisjes lokale.

Ndryshe, paraprakisht ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe deklaroi se lokacioni më i përshtatshëm për ndërtimin e Qendrës së re Klinike është ai te në Gjorçe Petrov në afërsi të qarkores, ndërkaq ndërtimi do të duhet të fillojë këtë vit.

“Themelet e Qendrës së re Klinike do të vendosen në fund të këtij viti. Kemi tre lokacione në Zllokuqan, në Gjorçe Petrov dhe Petrovec të cilat i shqyrtojnë grupi punues në Ministrinë e Shëndetësisë e përbërë nga ekspertë që i ka vlerësuar me pikë tre lokacionet. Sipas grupit punues mangësi në lokacionin në Zllokuqan është që eksproprijimi do të ishte shumë i shtrenjtë, në Petrovec mangësi është që është shumë afër Aeroportit, ka shumë fluturime dhe toka është shumë ligatinore. Në bazë të metodologjisë pranuese nga ekspertët, vlerë më të madhe ka lokacioni në Komunën Gjorçe Petrov, i cili është vend i përshtatshëm menjëherë afër qarkores, atje ka ajër të pastër dhe ka gjasa më të mëdha që të jetë vendi ku do të ndërtohet Qendra Klinike”, tha Filipçe.

Ai theksoi se tanimë i shqyrtojnë shumë modalitete dhe se ka projekte të gatshme, ndërkaq komuna punon në konstatimin e planeve urbanistike.

Sipas dinamikës, ministri pret që të fillojë ndërtimi deri në fund të vitit 2019, ndërkaq pacienti i parë do të pranohet për 4-5 vjet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat