Maqedoni, qeverisja e së drejtës të jetë kusht për qasje deri tek fondet IPA 3

Maqedonia

Maqedoni, qeverisja e së drejtës të jetë kusht për qasje deri tek fondet IPA 3

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 10:53
Komisioni për Çështje të Jashtme të Parlamentit Evropian

Komisioni për Çështje të Jashtme të Parlamentit Evropian kërkon që qasja në fondet IPA 3, të mund të suspendohen nëse nuk respektohet qeverisja e së drejtës në vendet kandidate, njofton AIM nga Brukseli.

“Fondet IPA 3, pjesë e kornizës së ardhshme shumëvjeçare e Bashkimit Evropian për periudhën nga viti 2021 deri më 2027, duhet të shpërndahen sipas logjikës së “shpërndarjes së drejtë” në vendet e caktuar të vendeve dhe të mund të suspendohen nëse shkelen principet e qeverisjes të së drejtës”, thanë eurodeputetët të cilët janë pjesë e Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Mundësia e suspendimit të qasjes së fondeve është kërkesë kyçe e deputetëve në bisedimet në mes Parlamentit dhe Këshillit.

“Kjo ndihmë duhet të shoqërohet me pasoja të qarta në rast se në mënyrë serioze shkelen respektimi i dinjitetit njerëzor, liria, demokracia, barazia, shteti i së drejtës dhe të drejtat njerëzore”, vlerësojnë nga Parlamenti Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat