Kuvendi i Maqedonisë, gjashtë ligje në rend dite të seancës së sotme plenare

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë, gjashtë ligje në rend dite të seancës së sotme plenare

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 10:54
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta realizojë vazhdimin e seancës së 77-të, ku në rend dite të së cilës janë gjashtë ligje, dy me procedurë të shkurtër, katër me flamur evropian.

Në rend dite të seancës plenare janë miratimi i dy ligjeve me procedurë të shkurtër: Ligji për parandalim të korrupsionit dhe konfliktit të interesit dhe ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për ndërmarrje publike.

Të bashkangjitur me flamurin evropian, në rend dite të seancës së 77-të, për lexim të parë janë edhe propozim-ligjet e Ligjit për kundërvajtje, për këshill gjyqësor, për konteste administrative, për parashtrim të sanksioneve, për ndryshim dhe plotësim të Ligjit të gjykatave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat