LSDM: Sot Maqedonia e merr vendin e saj në NATO, po realizohet një interes shtetëror dhe nacional

Maqedonia

LSDM: Sot Maqedonia e merr vendin e saj në NATO, po realizohet një interes shtetëror dhe nacional

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 11:13
Zaevi dhe Stoltenberg

Maqedonia do e merr vendin e saj në NATO. Ulemi në karrigen tonë, në tavolinë të Aleancës – NATO, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

“Vendet anëtare të NATO-s sot nënshkruajnë Protokollin për pranimin e Maqedonisë në aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë. Akt historik dhe sukses për vendin tonë dhe të gjithë qytetarët. Pas shumë viteve izolim, regres dhe paqartësi, Maqedonia ulet në të njëjtin vend me shtetet nga bota demokratike. Hyrja e Maqedonisë në NATO nënkupton siguri dhe stabilitet të garantuar, siguri të kufijve tanë, por edhe përfitime të ndryshme ekonomike për qytetarët, rritje të investimeve, më shumë para, rritje ekonomike”, njoftojnë nga LSDM-ja.

Sipas partisë në pushtet, LSDM, nënshkrimi i Protokollit nënkupton njohjen e përparimit në procesin e reformave, vizionin e treguar, vendosmërinë, suksesin në politikën ndërkombëtare, zgjidhjen e çështjeve të hapura dhe ndërtimin e miqësisë me fqinjët dhe të gjithë botën demokratike nga ana e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat