KSHZ me apel, bëni gati letërnjoftimet për zgjedhje

Maqedonia

KSHZ me apel, bëni gati letërnjoftimet për zgjedhje

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 12:41
KSHZ

Komisioni Shtetërorë Zgjedhor u bën thirrje qytetarëve që nuk kanë letërnjoftime, dhe kanë mbi 18 vjet që më së voni deri më 8 shkurt, ti nxjerrin letërnjoftimet e tyre, ose nëse afati i tyre skadon para zgjedhjeve presidenciale, atëherë ato duhet të ripërtërihen.

Nga KSHZ ja potencojnë se vetëm ata që kanë letërnjoftime valide të lëshuara nga MPB ja do të llogariten si votues dhe do të shkruhen në listën e votuesve. 

KSHZ apelon që këto procedura të mbrohen me kohë në mënyrë që të mos përsëriten ndodhitë e zgjedhjeve të kaluara dhe kujton se ata që nuk kanë letërnjoftime valide, nuk do jenë pjesë e listës zgjedhore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat