Prokuroria themelore publike njofton publikun për veprimet e ndërmarra të deritanishme në lëndën për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski

Maqedonia

Prokuroria themelore publike njofton publikun për veprimet e ndërmarra të deritanishme në lëndën për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 12:41
Nikolla Gruevski

Prokuroria themelore publike për krim të organizuar dhe korrupsion njofton publikun për veprim e ndërmarra të deritanishme në lëndën për arratisjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

Prokurori përgjegjës menjëherë pas ngjarjes ka hapur lëndë që të vërtetohet nëse eventualisht ekziston përgjegjësi penale, nëse është ndihmuar nga të punësuar apo persona tjerë.

Prokuroria për shkak të mbledhjes dhe vërtetimit të dëshmive në lëndën e theksuar, ka dhënë urdhër që të sigurohen video incizimet nga video kamerat e “Safe City”  që janë të vendosura në Kryeqytet, nga hotele dhe objekte tjera, në rrugën drejt Shpiles dhe Dibrës, nga Aeroporti në Shkup, si dhe të gjitha vendkalimet kufitare që lidhin Maqedoninë me Shqipërinë. Prokuroria gjithashtu nga tre hotele ka marrë përgjigje se nuk janë në gjendje që të ekstraktojë video materialet, mirëpo Prokuroria gjithsesi ka dhënë urdhër që materialet të merren dhe të dërgohen në ekspertizë.

Video filmimet e mbledhura përafërsisht me 10 terbajt janë dorëzuar për analizë deri te MPB-ja.

Nga Interpoli, prej MPB-së është dorëzuar informacion se nuk ekzistojnë të dhëna se personi Nikola Gruevski ka lëshuar vendin nga asnjë vendkalim kufitar natën kritike. Nga ekspertiza është konstatuar se nuk është evidentuar dalje nga territori i R. së Maqedonisë.

Më 19.01.2018 Prokuroria ka lëshuar kërkesë shtetit të Shqipërisë dhe atij të Malit të zi për ti siguruar video filmimet nga vendkalimet kufitare nga të dyja shtetet, si dhe video filmimet nga ku filmohet objekti i Ambasadës së Hungarisë në Tiranë. Pas kërkesës autoritete malazeze kanë siguruar video filmimet ku më 21.12.2018 ekipe nga Prokuroria themelore Publike për krim të organizuar dhe korrupsion kanë pranuar materialin e siguruar nga Podgorica zyrtare. Ndërsa autoritetet shqiptare pas dy tentativave më 09.01.2019 kanë njoftuar Prokurorinë publike  për ndjekje të krimit të organizuar se materiali është gjigant dhe nuk posedojnë mjete për të bartur të njëjtin, ku janë njoftuar gojarisht se i njëjti nuk është ruajtur dhe se materiali nuk korrespondon me materialet nëpër vend kalimet kufitare.

Në këtë lëndë janë shqiptuar 16 urdhëresa nga 60 thirrje telefonike nga persona të cilët kanë qenë të lidhur me rastin apo kanë ekzistuar dyshime për komunikim të mundshëm me të dënuarin në momentin gjatë natës kritike. Thirrjet telefonike janë siguruar dhe nga aty janë vërtetuar fakte të cilët do të analizohen dhe do të veprohet më tutje.

Prokurori përgjegjës, duke marrë veprime sipas lëndës ka dëgjuar gjithsej 56 persona, nga ku 28 pjesëtarë të MPB-së  të vendkalimeve kufitare, gjashtë anëtarë të sigurimit të të dënuarit Nikolla Gruevski, pesë zyrtarë nga MPB-ja dhe 17 persona të tjerë.

Prokuroria publike gjithashtu ka kërkuar të vërtetohen eventualisht të gjitha lëshimet në rast të zyrtarëve gjatë ikjes së Nikolla Gruevskit. Nga të gjitha institucionet ka arritur përgjigje e njëjtë se nuk kanë pasur informacion për arratisjen e mundshme të Gruevskit.

Prokuroria publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit, gjatë kësaj kohe ka vërtetuar se dënuari NIkolla Gruevski në shtator të 2018, në ditë të njejtë nga tri banka të ndryshme ka tërhequr përafërsisht 120.000 euro nga llogari personale, ku pastaj bankat kanë njoftuar organet kompetente.

Deri në këto momente prokurori nuk ka vërtetuar se ekziston përgjegjësi penale tek persona zyrtarë të cilët kanë ndihmuar në organizimin dhe arratisjen e tashmë të dënuarit Nikolla Gruevski. Deri tani është vërtetuar se ka pasur lëshime nga institucionet relevante, të cilët nuk përbëjnë shkelje dhe vepër penale nuk nuk janë kompetencë e Prokurorisë Publike

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat