Qeveria formon grupin për mbikqyrjen e Marrëveshjes së Prespës

Maqedonia

Qeveria formon grupin për mbikqyrjen e Marrëveshjes së Prespës

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 12:43
Zoran Zaev

 

Qeveria e Republikës së Maqedonisë në mbledhjen e djeshme të Qeverisë solli vendim për formimin e grupit ndëresorësh të punës që do të ketë për detyrim zbatimin e Marrëveshjes së Prespës.

Grupi i punës i formuar dje në seancën e Qeverisë do të hartojë planin nacional të veprimit për realizimin e obligimeve nga Marrëveshja e Prespës dhe do të ndjekë dinamikën e realizimit dhe implementimit të planit nacional të veprimit në bazë të kahjeve të mëparshme të institucioneve në funksion të koordinimit, organizimit, implementimit dhe operacionalizimit të masave dhe aktiviteteve për realizimin e obligimeve që dalin nga Marrëveshja përfundimtare e Prespës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat