Ju uroj që i dhatë fund një procesi me këtë Protokoll për inkuadrimin në NATO. Tani presim ky proces i realizimit të Protokollit të rrjedhë në mënyrë të përkryer, ndërsa Zyra e NATO-s është këtu që t’ju këshillojë, t’ju mbështesë deri në moment të fundit, kur të bëheni anëtare e Aleancës, që do të jetë një proces pak më i gjatë integrues, deklaroi shefi i zyrës së NATO-s në Maqedoni, Zoran Jankoviq, menjëherë pas nënshkrimit të Protokollit për pranimin e Maqedonisë në NATO, në Bruksel.
Jankoviq, i cili së bashku me zëvendësministrin e Punëve të Jashtme, Andrej Zhernovski, ceremoninë në Bruksel e ndoqi në Media qendrën e Qeverisë, shtoi se para Maqedonisë mbetet akoma punë për t’u bërë.
Këtu, gjithsesi, mbetet Programi për reforma të cilin duhet ta ndiqni. Presim vendi i juaj të bëhet anëtare e plotfuqishme e NATO-s. Siç tha sekretari i përgjithshëm ju do të ftoheni të merrni pjesë në takime të Aleancës. Edhe njëherë dëshiroj t’ju përgëzoj për këtë nënshkrim të Protokollit”, deklaroi Jankoviq.