KSHZ: Rreth tre mijë qytetarë rrezikojnë të mbeten jashtë Listës Zgjedhore

Maqedonia

KSHZ: Rreth tre mijë qytetarë rrezikojnë të mbeten jashtë Listës Zgjedhore

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 13:31
KSHZ

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve ka ftuar qytetarët që t’i marrin letërnjoftimet e përgatitura nga MPB, pasi në të kundërtën rrezikojnë të mbeten jashtë Listës Zgjedhore. Sipas informatave jozyrtare nga MPB, bëhet fjalë për rreth 2 deri 3 mijë persona.

Sipas Ligjit Zgjedhor, një ditë pas shpalljes së zgjedhjeve MPB duhet të dorëzojë të dhëna në KSHZ për Listën Zgjedhore. Për këtë arsye, siç thonë nga KSHZ, qytetarët më së voni deri të premten duhet të marrin letërnjoftimet e tyre, që të mos vijë situata dhe të mos regjistrohen në Listën Zgjedhore.

Nga KSHZ thonë se po bëhen përgatitjet finale për zgjedhjet presidenciale dhe se po bëhen përgatitje edhe për zgjedhje të dyfishta, në rast se shpallen edhe zgjedhje të parakohshme parlamentare.

“Zgjedhjet presidenciale janë të rregullta, për ta kemi përgatitur plan operativ detal. Nëse merret vendim për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, gjithsesi se jemi të gatshëm edhe për këtë. Kemi përvojë në organizimin e zgjedhjeve paralele”, thonë nga KSHZ.

Ata shtojnë se Lista Zgjedhore do të vendoset në shqyrtim para mbajtjes së zgjedhjeve në periudhë prej 20 ditëve, në mënyrë që qytetarët të mund të shohin a janë të regjistruar me të dhëna të sakta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat