Qeveria do të hapë së shpejti konkursin për drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Ligjit të Gjuhëve

Maqedonia

Qeveria do të hapë së shpejti konkursin për drejtorin e Agjencisë për Zbatimin e Ligjit të Gjuhëve

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 13:32
Muhamet Hoxha

Qeveri në mbledhjen e djeshme është angazhuar të shpallë konkursin për drejtorin e ri të Agjencinë për Zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve. Lajmin e ka bërë të ditur sot zëdhënës i Qeverisë, Muhamet Hoxha në një konferencë për shtyp pranë selisë së Qeverisë

Agjencinë e Zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve është një institucion që  buron nga ligji i përdorimit të gjuhëve ku në mesin e muajit janar hyri edhe në fuqi. Në seancën e djeshme të Qeverisë u diskutua edhe emërimi i Drejtorit të agjencisë i cili do të merret me organizimin e këtij institucioni dhe zbatimin. Drejtori do të zgjidhet nëpërmjet një shpallje publike dhe me këtë rast obligohet Sekretariati i Përgjithshëm, ku dhe po vijojnë procedurat, për publikimin e shpalljes ku dhe janë të ftuar të gjithë të interesuarit për t’u bërë drejtori i kësaj agjencie. Pas publikimit të shpalljes dhe pas përfundimit të shpalljes do të bëhet edhe përzgjedhja e drejtorit i cili do të ketë për obligim edhe riorganizimin e këtij institucioni, i cili del nga ligji për përdorimin e gjuhëve- deklaroi zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.

Ai precizoi se procedurat janë ende në vijim dhe se së shpejti qeveri do të bëjë edhe shpalljen për këtë kandidaturë.

Dmth. rrjedhin procedurat në Sekretariatin e Përgjithshëm të Qeverisë për të shpallur kandidaturën, ku ka disa procedura, të cilat janë të nevojshme dhe pastaj vjen shpallja. Është me rëndësi që prej dje kanë filluar të gjitha procedurat për të bërë publikimin e shpalljes për drejtorin e Agjencinë e Zbatimit të Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve- theksoi Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat