Maqedonia e Veriut në NATO, Basha: Ngjarje e madhe për rajonin

Maqedonia

Maqedonia e Veriut në NATO, Basha: Ngjarje e madhe për rajonin

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 13:34
Lulzim Basha

 

Kryetari i opozitës në Shqipëri Lulzim Basha ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit të anëtarësimit në NATO të Maqedonisë së Veriut.

“Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në NATO është një ngjarje e madhe për rajonin tonë. Zgjerimi i NATO-s në Ballkan është një kontribut përcaktues për sigurinë, paqen dhe vlerat e demokracisë”, shprehet Basha ndërsa shton se në këtë arritje të madhe faktori politik dhe vullneti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbështetën dhe përcaktuan pa hezitim këtë arritje historike.

“Ndihem krenar që në këtë arritje të madhe faktori politik dhe vullneti i shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut mbështetën dhe përcaktuan pa hezitim këtë arritje historike.” përfundon Basha reagimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat