Ambasada e SHBA-së e uroi Maqedoninë për nënshkrimin e Protokollit të NATO-s

Maqedonia

Ambasada e SHBA-së e uroi Maqedoninë për nënshkrimin e Protokollit të NATO-s

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:16
Ilustrim

Ambasada e SHBA-së në Shkup nëpërmjet Fejsbukut e ka uruar nënshkrimin e sotëm të Protokollin për Anëtarësim të Maqedonisë në NATO.

“Urime për këtë hap historik”, shkruan Ambasada e SHBA-së.

Ambasadori Xhes Bejli dhe të punësuarit në Ambasadë bashkë e kanë ndjekur nënshkrimin e Protokollit.

Në mesin e 29 nënshkruesve të Protokollit që sot është realizuar në Bruksel, ishte edhe përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në Aleancë, Kej Bejli Haçinson.

Ndryshe, pas nënshkrimit të Protokollit sot në Bruksel, i njëjti duhet të ratifikohet edhe në secilin shtet anëtar të NATO-s, pas së cilës vijon edhe faza e anëtarësimit të plotfuqishëm të Maqedonisë në NATO, ku Maqedonia bëhet anëtarja e 30-të e NATO-s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat