Bie nga kulmi, lëndohet rëndë një punëtor në Manastir

Maqedonia

Bie nga kulmi, lëndohet rëndë një punëtor në Manastir

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 14:30
Ilustrim

Dje nga SPB Manastir është lajmëruar se rreth orës 09.30 në rrugën “Novi Sad” në Manastir, gjatë kryerjes së punëve me teneqe në kulmin e një shtëpie, K.Xh.(33) nga Manastiri, i punësuar në punëtorinë e teneqes është rrëzuar dhe është lënduar rëndë, transmeton Almakos.

Me veturën e Ndihmës së shpejtë ai është dërguar në Spitalin Klinik në Manastir, pastaj në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup.

Kontroll në vendngjarje ka kryer ekipi i SPB Manastir. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat