Ivanov: Fatkeqësisht, nënshkrimit të protokollit i parapriu ndryshimi i emrit kushtetues

Maqedonia

Ivanov: Fatkeqësisht, nënshkrimit të protokollit i parapriu ndryshimi i emrit kushtetues

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 16:19
Gjorge Ivanov

Presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit qasës për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Nga Kabineti i tij thonë se presidenti çdo herë është angazhuar për realizimin e qëllimeve strategjike të Maqedonisë.“Presidenti i Maqedonisë thekson se për fat të keq, mbetet fakti që nënshkrimit të sotëm të protokollit i paraprin nënshkrimi i marrëveshjes për ndryshimin e emrit kushtetues të Republikës së Maqedonisë, që i ka sjell dëm të madh interesave kombëtare maqedonase”.

“Vendi i 30-të në NATO është i merituar për Maqedoninë, duke pasur parasysh se prej kohësh janë përmbushur standardet në mbrojtje dhe përgatitjen ushtarake të Ushtrisë së Maqedonisë, si rezultat në të cilin kontribut kanë të gjitha qeveritë e Maqedonisë”, thonë nga Kabineti i Ivanovit.

Ndryshe, sot në Bruksel 29 vendet-anëtare të NATO-s nënshkruan protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO. Pas nënshkrimit, protokolli do të duhet të ratifikohet edhe në kuvendet e vendeve anëtare, ndërsa deri atëherë Maqedonia do të merr pjesë në mbledhjet e NATO-s vetëm si e ftuar, dhe jo si anëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat