Qendra Klinike do të kushtojë deri në 480 milionë euro

Maqedonia

Qendra Klinike do të kushtojë deri në 480 milionë euro

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 16:44
Venko Filipçe

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe sot për potalin “Fokus” ka sqraruar se për ndërtimin e Qendrës Klinike është realizuar plan financiar i ri, dhe ai parasheh që investimi të arrijë vlerën prej 450 deri në 480 milionë euro.

Siç sqaroi ministri Filipçe, shuma vjen pas realizimit të analizës së fizibilitetit, dhe se në mënyrë shtesë, bashkë me Ministrinë e Financave do të kërkohen mënyra të reja për kreditë.

Kjo deklaratë e ministri vjen pasi që dje Qeveria e Maqedonisë në seancë e aprovoi raportin e grupit të punës, ku si lokacion më i përshtatshëm për ndërtim të Qendrës Klinike Universitare e rangua lokacionin Vele Pole, në komunën e Gjorçe Petrovit.

Si përfundim plotësues i kësaj mbledhjeje lidhur me këtë pikë është rekomandimi i Komunës së Gjorçe Petrovit të fillojë me zbatimin e të gjitha aktiviteteve të nevojshme për miratimin  dokumentacionit urbanistik për lokacionin me kompetencë të njësisë së vetëqeverisjes lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat