Kuvendi i Maqedonisë në leximin e parë e miratoi ligjin i cili parashikon uljen e gjobave

Maqedonia

Kuvendi i Maqedonisë në leximin e parë e miratoi ligjin i cili parashikon uljen e gjobave

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 17:06
Kuvendi i Maqedonisë

Kuvendi i Maqedonisë miratoi në leximin e parë propozim ligjin për procedurën për kundërvajtje, vendim me të cilën parashihet përmirësimi i efikasitetit të procedurave për kundërvajtje, ndërsa vërejtja para se të shqiptohet gjoba është vendosur si rregull, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Zv. ministri i drejtësisë, Oliver Ristovski tha se për individët, gjobat do të shkojnë nga 15 në jo më shumë se 250 euro, ndryshe nga më parë, siç tha ai, dënimi më i lartë ishte 1.000 euro. Tek kompanitë, janë qartësuar klasifikimet të vogla dhe të mesme dhe në përputhje me rrethanat do të përcaktohet shuma e gjobës.

Gjithashtu, në ligj për herë të parë qartë dallohet kundërvajtjet administrative dhe gjyqësore.

Opozita, edhe pse dha mbështetje në leximin e parë, njoftoi se do të paraqesë amendamente me qëllim të përmirësimit të zgjidhjes ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat