LSDM të dielën vendos për zgjedhjet e parakohshme kuvendare së bashku me ato presidenciale

Maqedonia

LSDM të dielën vendos për zgjedhjet e parakohshme kuvendare së bashku me ato presidenciale

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 20:41
Ilustrim

Komiteti Ekzekutiv i LSDM-së më së voni deri të dielën do të takohet dhe do ta sjell vendimin përfundimtar nëse do të ketë zgjedhje të dyfishta.

Nga LSDM thonë se ende i presin aplikimet e para pas thirrjes për vetkandidim për zgjedhjen e kandidatit presidencial të LSDM-së. Thirrja u publikua para dy ditëve, ndërsa afati i fundit është deri më 19 shkurt. Partia përzgjedhjen e kandidatëve do ta bëj në Kongresin e saj më 3 mars..

Ndërkaq në OBRM-PDUKM tashmë filloi gara ndërpartiake për nominimin për kryetar.Nga sot 9 kandidatët e kësaj partie nisën fushatën e tyre para anëtarësisë së partisë. Profesoresha Siljanovska dhe deputeti Gjorçev hynë si kandidat më serioz për ta fituar besimin e delegatëve në Konventën e partisë më 16 shkurt.

Siljanovska pas nënshkrimi të protokollit shkroi se kjo është rezultat i përpjekjeve disavjeçare të më shumë qeverive dhe se dhurata do të ketë kuptim nëse paraqet hap drejt integrimit të plotë evropian.

Gjorçev nga Washingtoni në profilin e tij zyrtar publikoi fotografi me senatorë amerikan.

Zgjedhjet për kryetar shteti, kreu i Kuvendit Talat Xhaferi do t’i caktojë të premten më 8 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat