Maqedoni, prezantohet “Fiqo” e parë elektrike

Maqedonia

Maqedoni, prezantohet “Fiqo” e parë elektrike

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 21:04
Prezantohet “Fiqo” e parë elektrike

Automjeti i parë elektrik i ndërtuar nga ekipi i “BB Classic Cars” i koduar me emrin “ZAS G20” u prezantua sot para publikut.

“ZAS G20” është projekt i realizuar nga ekipi i “BB Classic Cars” me përkrahjen financiare nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik dhe me mbështetjen e më shumë firmave të specializuara dhe mjeshtër të ndryshëm.

Prezantuesi nga “BB Clasick Cars” Alen Jageni, tha se automjeti ka zero emisione të dyoksidit të karbonit dhe mund të shkojë 150 kilometra deri në mbushjen e ardhshme ndërsa shpejtësia maksimale shkon deri 130 kilometra në orë.

Ai tha se automjeti elektronik mund të modifikohet në disa modele ndërsa përparësitë e automjeteve elektrike janë ekologjia, mbrojtja e mjedisit jetësor, shpenzimet e vogla për mirëmbajtje si dhe pavarësia nga lëndët djegëse fosile.

Jovan Petroski nga ekipi për zhvillim të “ZAS G20” i numëroi përfitimet e motorëve elektronik siç janë: ekonomia, ndotja e ajrit dhe qëndrueshmëria e lartë.

Atanas Ivanovski nga fabrika gjermane “Kasller” deklaroi se është surprizë që në një vend të vogël siç është Maqedonia vinë ideja të tilla novatore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat