Pendarovski: Në këtë ditë “de facto” bëhemi anëtar i NATO-s

Maqedonia

Pendarovski: Në këtë ditë “de facto” bëhemi anëtar i NATO-s

Më: 6 shkurt 2019 Në ora: 23:12
Stevo Pendarovski

Koordinatori kombëtar për NATO, Stevo Pendarovski pas nënshkrimi të protokollit shkroi “26 vite pas Deklaratës në Kuvendin e Maqedonisë dhe 20 vjet pas marrjes së statusit për kandidat formal për anëtarësim, realizuam një nga dy qëllimet më të mëdha strategjike”.

Sipas tij nuk ka dilemë se 6 shkurti do të përmendet si një nga datat më të rëndësishme në historinë më të re të Maqedonisë, për shkak se në këtë ditë “de facto” bëhemi anëtar i NATO-s.

Ndërkaq gjatë ditës në Bruksel në selinë e NATO-s, u nënshkrua nga përfaqësuesit e gjithë 29 vendeve anëtare të NATO-s. Tani pritet edhe ratifikimi i këtij protokolli në kuvendet kombëtare të shteteve anëtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat