Maqedoni, me regullativën e re do të rritet siguria në internet

Maqedonia

Maqedoni, me regullativën e re do të rritet siguria në internet

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 09:14
Ilustrim

Ministria e Shoqërisë Informative dhe Administratë është duke përgatitur Ligj për siguri në rrjete dhe sisteme informative. Në arsyetimin e publikuar në Regjistrin e vetëm nacional elektronik thuhet se rrjeti dhe sistemi informativ, dhe para se gjithash interneti, luajnë rrol kryesor në lehtësimin e lëvizjes ndërkufitare të mallrave, shërbimeve dhe njerëzve.

Për shkak të natyrës transnacionale, prishjet e këtyre sistemeve, pa dallim se a janë të qëllimshme ose jo dhe pa marrë parasysh se ku ndodhin, mund të ndikojnë edhe ndaj Maqedonisë. Për atë, siguria e rrjeteve dhe sistemeve informative janë thelbësore për funksionimin e pandërprerë të tregut të brendshëm. Duke pasur parasysh se në Maqedoni mungon regulativa juridike në këtë fushë, ka nevojë për përgatitjen e këtij ligji. Shtesë, me të njëjtin transponohet Direktiva (BE) 2016/1148 e Parlamentit Evropian dhe e Këshillit nga 6 korriku 2016 në lidhje për shkallë të lartë të përgjithshme të sigurisë së rrjetit dhe sistemit informativ nëpër Bashkim, gjegjësisht nëpër Derektivë”, thuhet në arsyetim.

Si qëllim kryesor i propozim ligjit theksohet menaxhimi efikas me sfidat e sigurisë së rrjeteve dhe sistemeve informative në Republikën e Maqedonisë, në kuptim të kapaciteteve minimale për ndërtimin dhe planifikimin, shkëmbimin e informacioneve, bashkëpunimin dhe kërkesat e përbashkëta të sigurisë nga fusha e Teknologjisë Informative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat