LSDM: Nënshkrimi i Protokollit, dëshmi për sukses

Maqedonia

LSDM: Nënshkrimi i Protokollit, dëshmi për sukses

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 11:29
LSDM

“Maqedonia e ka fituar vendin e saj në NATO, është mundësuar e ardhmja e sigurt dhe e ndritshme për qytetarët dhe shtetin. Vendet anëtare të NATO-s e nënshkruan Protokollin për pjesëmarrje të Maqedonisë në Aleancë, Maqedonia e fitoi vendin e saj në aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë. Nga një vend i izoluar për shumë vite, Maqedonia sot është në tavolinë të njëjtë, krah për krah me shtetet nga bota demokratike. Nënshkrimi i Protokollit është dëshmi për suksesin e politikës ndërkombëtare, vlerësim për punën në reformat, vizionin në zgjidhjen e çështjeve të hapur me fqinjët dhe ndërtimin e raporteve miqësore me botën demokratike”, thuhet ën njoftimin e LSDM-së.

Nga kjo parti vlerësojnë se Integrimi në NATO nënkupton siguri dhe stabilitet për kufijtë tanë por edhe përfitime të mëdha ekonomike për qytetarët, rritje të investimeve, më shumë para, rritje ekonomike.

“Është mundësuar e ardhme e sigurt dhe e ndritshme për qytetarët dhe shtetin. Suksesi i Maqedonisë është sukses i të gjithë qytetarëve dhe humbje e madhe për të gjitha destruktivitetet, të gjitha tentimeve për ta ndaluar përparimi.”, thuhet në njoftimin e LSDM-së

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat