Baçev: Ditë trishtuese për Maqedoninë, spiuni i CIA-s Dimitrov tenton ta shlyej popullin maqedonas

Maqedonia

Baçev: Ditë trishtuese për Maqedoninë, spiuni i CIA-s Dimitrov tenton ta shlyej popullin maqedonas

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 12:08
Janko Baçev

 

Kryetari i partisë “Maqedonia e Bashkuar”, Janko Baçev për mes një kumtese ka shprehur keqardhje për nënshprimin e Protokollit Qasës për anëtarësimin e maqedonisë në NATO. Sipas tij pushteti aktual ka vepruar kundër vullnetit të popullit.

“Dje në Bruksel ishte një ditë e rëndë dhe trishtuese për Maqedoninë pas nënshkrimit të Protokollit për anëtarësimit në organizatën gjenocidale të NATO-s me qëllim fshirjen e emrit të shejtë maqedonas, identitetit, historisë dhe traditës së popullit maqedonas”, thuhet në komunikatën e partisë

“Maqedonasi bullgar Dimitrov tha “po” aty ku popullata maqedonase dhe pjesa më e madhe e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë në referendumin e shtatorit të vitit të kaluar thanë “jo”. Askush nuk i dha të drejtën spiunit të CIA-s Dimitrov në emër të kësaj gjenerate maqedonase të nënshkruaj fshirjen e kombit maqedonas në emër të gjeneratave të mëparshme dhe të ardhshme të maqedonasve”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat