Qeveria Hungareze e përshëndeti nënshkrimin e Protokollit për pranimin e Maqedonisë në NATO

Maqedonia

Qeveria Hungareze e përshëndeti nënshkrimin e Protokollit për pranimin e Maqedonisë në NATO

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 12:14
Ilustrim

Qeveria hungareze e ka përshëndetur nënshkrimin e protokollit për pranimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, njoftoi sot Ambasada Hungareze në Shkup.

“Kjo paraqet edhe një hap të rëndësishëm në procesin e aderimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Aleancë dhe kontribuon për përforcimin e stabilitetit dhe sigurisë jo vetëm të vendit, por edhe të rajonit të Ballkanit Perëndimor, si dhe të komunitetit euroatlantik si tërësi”, citohet në njoftim.

“Qeveria hungareze shpreson se me ratifikimin e shpejtë të Protokollit nga ana e vendeve anëtare të NATO-s, Republika Maqedonia e Veriut shumë shpejt do të bëhet anëtare e barabartë e Aleancës Veriatlantike”, shtohet në njoftimin e Ambasadës Hungareze në Shkup.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat