Strugë, aksion për largimin e lypësve të organizuar

Maqedonia

Strugë, aksion për largimin e lypësve të organizuar

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 12:47
Ilustrim

Komuna e Strugës ne bashkpunim me SP –Strugë dhe Entin për pune dhe politikë sociale organizojnë aksion për ti larguar lypsit e organizuar. Nga komuna e Strugës thonë se ky aksion ka për qëllim largimin e lypësve të trafikuar ose organizuar nga persona që keqpërdorin gjëndjen e tyre.

"Meqënëse numri i personave që kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e Strugës është shtuar, Komuna e Strugës e pa si të domosdoshme të ndërmerrte dicka në lidhje me të.Lusim të gjithë qytetarët e Strugës të kyçen në aksion ashtu që do ti paraqesin lypsit e organizuar në numrin 192 ose në faqen zyrtare të Komunës së Strugës", thuhet në kumtesën e Komunës së Strugës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat