I pandehuri ish kryetari Toni Trajkovski prezanton prova për rastin “TNT”

Maqedonia

I pandehuri ish kryetari Toni Trajkovski prezanton prova për rastin “TNT”

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 12:49
Toni Trajkovski prezanton prova për rastin “TNT”

Me prezantimin e provave, të propozuara nga mbrojtja, në Gjykatën Penale në Shkup, vazhdon gjykimi i prishjes së kompleksit banues-afarist “Kosmos” të biznesmenit Fijat Canoski.

Bëhet fjalë për rreth qindra dëshmi materiale, midis të cilave edhe ndryshimet dhe plotësimet e Planit të Hollësishëm Urbanistik (PHU), për lagjen “Qeramidë” në komunën e Gazi Babës, dokumentacione plani dhe raporte.

Në rastin “TNT” janë të akuzuar ish-kryeministri Nikolla Gruevski, i cili është në arrati në Hungari, ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski, i cili u soll në gjykatë nga paraburgimi, si dhe kryetari i mëparshëm i Gazi Babës, Toni Trajkovski.

Procesin e udhëheq gjykatësi Ognen Stavrev, ndërsa përfaqësues i akuzës është Burim Rustemi nga PSP-ja.

Dëshmitë i prezanton i pandehuri Toni Trajkovski.

I dëmtuari Fijat Canoski në seancën e mëparshme njoftoi se do të kërkojë dëmshpërblim në vlerë prej 40 milion eurosh, aq sa e vlerëson dëmin e bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat