Zaev dhe Bekteshi: Vazhdojnë konsultimet midis institucioneve dhe tregtarëve që të gjinden zgjidhje

Maqedonia

Zaev dhe Bekteshi: Vazhdojnë konsultimet midis institucioneve dhe tregtarëve që të gjinden zgjidhje

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 13:13
Zaev dhe Bekteshi

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev dhe ministri i Еkonomisë, Kreshnik Bekteshi, dje u takuan me qytetarë të cilët punojnë në tregje dhe shoqata e të cilëve është në themelim e sipër.

Në takim kryeministri Zaev dhe ministri Bekteshi i dëgjuan argumentet dhe kërkesat e qytetarëve që punojnë në tregje dhe i konfirmuan përpjekjet e Qeverisë së  RM-së, se zëri i qytetarëve dëgjohet gjatë sjelljes së vendimeve të cilat duhet të jenë në interes të qytetarëve.

Kryeministri Zaev tha se Ligji për tregje të gjelbra shtyhet për një vit dhe është arritur pëlqim se do të vazhdojnë konsultimet midis institucioneve, tregtarëve dhe palëve të tjera të përfshira me qëllim që të gjinden zgjidhje të pranueshme të ndërsjella të cilat do të jenë në interes të tregtarëve dhe të gjitha palëve të përfshira që punojnë në këtë fushë, në drejtim të vendosjes së rendit, uljes të konkurrencës së pandershme dhe rregullimin e veprimtarisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat