Zaev-Gallouej: Anëtarësimi në NATO fitore e madhe që hapë edhe përfitime ekonomike

Maqedonia

Zaev-Gallouej: Anëtarësimi në NATO fitore e madhe që hapë edhe përfitime ekonomike

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 14:16
Pamje nga takimi

 

Integrimi i Republikës së Maqedonisë në NATO është fitore e madhe për shtetin sepse hapë perspektiva për përfitime të dukshme ekonomike. Mbretëria e Bashkuar planifikon në kohë të shpejtë t’i fillojë procedurat për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim të Republikës së Maqedonisë në NATO.

Këtë e ceki Rejçell Gallouej, ambasadore e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore, në takimin e sotëm me kryeministrin Zoran Zaev, ku ia uroi nënshkrimin e Protokollit për inkuadrim të Republiksë së Maqedonisë në NATO.

Siç kumtoi shërbimi qeveritar për shtyp, ajo gjithashtu, e ka inkurajuar vendin të vazhdojë me fokusin në procesin reformues, që sjellë rezultate për cilësinë e jetës së qytetarëve.

Kryeministri Zaev theksoi se është në rrjedhë rrumbullakësimi i reformave të sigurisë, se deri në fund të shkurtit pritet në Parlament të votohen me konsensus ndryshimet e ligjeve që kanë të bëjnë me reformat në sistemin e jurisprudencës, se janë në rrjedhë reformat për profesionalizimin e administratës publike, si dhe për zgjedhje të anëtarëve të rinj, politik të Komisionit të antikorrupsionit.

“Anëtarësimi në NATO për shtetin tonë do të thotë paqe dhe kontribut i përhershëm i brendshëm drejt paqes në Ballkan, si dhe mundësi për zhvillim ekonomik, atë që qytetarët e presin me vite. Është shprehur interes nga disa investues të huaj për hyrje në vend, pas perspektivave të hapura atlantike. jemi inkurajuar nga përfaqësuesit e lartë të BE-së se nëse tregojmë implementim të reformave thelbësore, janë reale pritjet që vendi ynë në qershor të marrë datë për fillim të negociatave me BE-në. Ky është motivim edhe për institucionet, të tregojnë rezultate. Edhe përcaktimi im është, si Qeveri, të mbetemi të fokusuar drejt këtyre caqeve. Pres rezultate të shpejta, më të mëdha në planin ekonomik për qytetarët”, tha kryeministri Zaev.

Në takim u bë fjalë se Ballkani mbetet në fokus të Mbretërisë së Bashkuar dhe se suksesi diplomatik i Republikës së Maqedonisë është shembull për kontribut në stabilitetin dhe sigurinë, në rajon dhe në korniza më të gjera. Me atë rast, ishte shprehur pajtueshmëri e përbashkët se ekzistojnë mundësi të mëdha të hapura për thellim të bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar edhe në pjesën e tregtisë dhe ekonomisë, qëndron në kumtesë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat