Buxheti i MASH-it për vitin 2019: Rritje e pagave për 5% në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë

Maqedonia

Buxheti i MASH-it për vitin 2019: Rritje e pagave për 5% në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 14:45
Ilustrim

Ministri i Arsimit dhe Shkencës (MASH), Arbër Ademi sot në takimin joformal me gazetarët, ka njoftuar buxhetin për vitin 2019-të, me të cilit parashihet rritje e pagave për 5 për qind në arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë. Siç njoftoi Ademi, krahasuar me vitin 2018-t kemi rritje të buxhetit për bllok dotacione dhe për investime kapitale. Këtë vit nuk parashihet korrigjim i librave, pasi që në procedurë është shqyrtimi i përpilimit të plan programeve mësimore për gjuhë të huaja.

Ministri Ademi njoftoi se rritja e pagave do të bëhet nga muaji shtator i 2019-s.

“Mjetet që parashihen me buxhetin parashohin edhe rritje të pagave. Për vitin 2019 planifikojmë rritje të pagave për 5 për qind, edhe atë për arsimin fillor, të mesëm dhe të lartë”, tha Ademi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat