Nesër do të zgjedhen anëtarët e rinj të Komisionit për Antikorrupsion

Maqedonia

Nesër do të zgjedhen anëtarët e rinj të Komisionit për Antikorrupsion

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 14:56
Në Kuvendin e Maqedonisë

Në Kuvendin e Maqedonisë sot duhet të mblidhet Komisioni për përzgjedhje, i cili do të duhet të kryejë rangim të kandidatëve për anëtarë të ardhshëm të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Çdo anëtarë i Komisionit për përzgjedhje, do të jep vlerësime për 57 kandidatët të cilët janë intervistuar. Çdo kandidat mund të merr maksimum 100 pikë. Përvoja dhe arritja në luftën kundër korrupsionit do të vlerësohen deri 40 pikë, ndërsa 60 pikë do të jepen për atë se si kandidatët janë paraqitur në intervistë.

Pas rangimit, lista do të publikohet dhe dorëzohet në Komisionin për zgjedhje dhe emërime në Kuvend, i cili duhet të konfirmojë shtatë kandidatët me më shumë pikë të cilët do të jenë në përbërjen e re të Komisionit për Antikorrupsion, e më pas ata përfundimisht do të emërohen në seancë plenare.

Duke pasur parasysh se anëtarët e Komisionit për Antikorrupsion duhet të votohen me shumicë prej dy të tretash, duhet të arrihet marrëveshje mes partive politike.

Ndryshe, sipas ingerencave Komisioni për Antikorrupsion do të duhet të monitorojë edhe proceset zgjedhore në pjesën e financimit të partive politike gjatë cikleve zgjedhore

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat