Jovevski: Kuvendi të bëjë interpretim autentik të ligjit për PSP-në

Maqedonia

Jovevski: Kuvendi të bëjë interpretim autentik të ligjit për PSP-në

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:33
Jovevski

Vetëm pas shprehjes së PSP-së me akt të posaçëm, Prokuroria Themelore mund të marrë përsipër lëndët e PSP-së, pas 30-të qershorit. Lëndët e PSP-së do të merren në bazë të parimit të legalitetit.

Ne nuk kemi të drejtë të sugjerojmë rreth vendimit që do të marrë PSP-ja, lidhur me fatin e lëndëve të krijuara pas 30 qershorit. Vendimi i Supremes sipas Jovevskit bien ndesh me Ligjin e PSP-së, lidhur me materialet dhe lëndët e ngritura nga PSP-ja.

Vetëm Kuvendi mundet ta verifikojë qëllimin për të cilin është krijuar PSP-ja, edhe pse një mënyrë tjetër e zgjidhjes së situatës mund të jetë edhe miratimi i ligjeve për Prokurorinë Themelore, por deri në miratimin e tyre vetëm interpretimi  autentik do të zgjidhte ngërçin gjyqësorë mes Supremes dhe PSP-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat