Poroshenko: Maqedonia e Veriut ia ka prishur planet Rusisë

Maqedonia

Poroshenko: Maqedonia e Veriut ia ka prishur planet Rusisë

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 15:48
Petro Poroshenko

Presidenti i Republikës së Ukrainës, Petro Poroshenko, tha se Rusia është përpjekur që ta pengojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, njofton "B92".

“Rusia është përpjekur ta pengojë anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO, por Maqedonia e tejkaloi këtë duke treguar unitet”, tha Poroshenko.

Ai shtoi se protokolli se pranimi i Maqedonisë në NATO u nënshkrua më 6 shkurt në Bruksel dhe se vendi i Ballkanit së shpejti do të bëhet veni i 30-të i Aleancës.

“Rruga e Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte shumë e vështirë, por vendi tregoi unitet dhe i prishi planet e Rusisë, e cila po përpiqeshe që ta pengonte këtë hap të rëndësishëm drejtë forcimit të sigurisë në Evropë. Ndërsa dera e NATO-s është e hapur për vendin e 30-të”, tha Poroshenko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat