Profesorët e "Marija Kiri Skllodovska" në protestë, nuk duan drejtor shqiptar

Maqedonia

Profesorët e "Marija Kiri Skllodovska" në protestë, nuk duan drejtor shqiptar

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 16:23
Profesorët e "Marija Kiri Skllodovska" në protestë, nuk duan drejtor shqiptar

Në shkollën e mesme të Kimisë, "Marija Kiri Skllodovska" sot nuk kishte mësim në gjuhën maqedonase sepse profesorët që japin mësim në këto paralele dolën në protesta para shkolle. Ata bojkotuan mësimin sepse për ushtrues detyre drejtor i shkollës është emëruar koleg i tyre shqiptar.

Profesorët janë të revoltuar sepse u.d drejtori i ri është emëruar pa paralajmërim dhe pa pëlqim nga bordi shkollor. Thonë se edhe më tej janë revoltuar nga shkaku se pas emërimit të tij si u.d drejtor, në rrjetet sociale janë paraqitur komente si "fituam, e morëm edhe këtë shkollë".

"Ne nuk duam drejtori të jetë shqiptar, sepse kemi një përvojë të hidhur para disa viteve. Paralelet e gjimnazit që i hapëm i humbëm, 3-4 vite më nuk regjistrohen nxënës në këto paralele" thonë profesorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat