Taseva: Presim profesionalizëm dhe guxim nga anëtarët e rinj të antikorrupsionit

Maqedonia

Taseva: Presim profesionalizëm dhe guxim nga anëtarët e rinj të antikorrupsionit

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 17:50
Slagjana Taseva

Integritet, kurajo dhe profesionalizëm, është pasqyra që ish-anëtarja e antikorupsionit Slagjana Taseva shpreson që të jenë pjesë përbërëse e re e komisionit të Antikorupsionit. Sipas Tasevës, të zgjedhurit e rinj duhet të kenë guxim që të merren me zbatimin e ligjit dhe mos të bien pre e ndikimit politik.

Tasave e cila aktualisht është kryetare e organizatës që promovon transparencë dhe lufton për eliminimin e korrupsionit “Transparencë Maqedoni”, nuk e përjashton mundësinë që gjatë zgjedhjes së përbërjes së re të anëtarëve të antikorupsionit, ndikim të shtrijë edhe politika, mirëpo ajo vlerëson se ndikimet partiake kanë mundësinë e shtrirjes së gjerë manipulative në përzgjedhjen e tyre.

Nga 57-të kandidatë vetëm shtatë prej tyre do të fitojnë mandat pesëvjeçar, pa të drejtë për rizgjedhje. Në përbërjen e komisionit Shtetëror për parandalimin e korrupsionit parashihen dy anëtare femra dhe dy shqiptarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat