Ademi: Nuk do të ketë zvogëlim të lëndëve. Emrat e shkollave të reflektojnë vullnetin e komunitetit - Bota Sot
Ademi: Nuk do të ketë zvogëlim të lëndëve. Emrat e shkollave të reflektojnë vullnetin e komunitetit

Maqedonia

Ademi: Nuk do të ketë zvogëlim të lëndëve. Emrat e shkollave të reflektojnë vullnetin e komunitetit

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 17:54
Arbër Ademi

Reforma, rritje të pagave të punonjësve në arsim, investime kapitale, rekonstruimin e shkollave dhe konvikteve janë sferat ku këtë vit do të përqendrohet Ministria e Arsimit, për çka janë paraparë edhe mjete buxhetore, thotë ministri i arsimit, Arbër Ademi.

Sa i përket vlerësimit se nxënësit në vend janë të ngarkuar me lëndë mësimore, Ademi thotë se OECD dhe UNICEF kanë vlerësuar se nxënësit në vend kanë më pak lëndë ose më pak orë se fëmijët në vendet tjera të zhvilluara. 

“Jemi duke i shqyrtuar dhe analizuar të gjitha modalitet, por atë që e kemi marrë si rekomandim të qartë nga OECD dhe UNICEF është se fëmijët në RM kanë më pak orë se fëmijët e OECD-së dhe vendet e zhvilluara, kështu që ky rekomandim duhet të merret seriozisht nga ana jonë”,- tha ministri i arsimit, Arbër Ademi, transmeton Botasot,info

Sa i përket problemit me emrat e shkollave në komunën e Çairit, ministri Ademi thotë se emrat e shkollave duhet të reflektojnë vullnetin e komunitetit ku graviton shkolla. 

“Nuk dua të krijohen tensione në arsim, por emërtimi i shkollave duhet të reflektojë vullnetin e komunitetit në të cilin graviton shkolla, vullnetin e menaxhmentit kolektivit, prindërve të nxënësve. Kërkesat të cilat i janë drejtuar Ministrisë së Arsimit kanë të bëjnë për një periudhë para ardhjes time. Në Dibër kemi ndryshuar dy emrat e shkollave që kanë qenë në proces që nga viti 2012, shkolla “28 nëntori” dhe “Penestija””,- theksoi ministri i arsimit, Arbër Ademi.                                                                                

Ministria e Arsimit është e përkushtuar edhe në krijimin e kushteve për ndjekjen e mësimit nga fëmijët me nevoja të veçanta, thekson ministri Ademi./Botasot,info/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...