70 gjykatës padisin Maqedoninë për mospagesën e shtesave në pagë

Maqedonia

70 gjykatës padisin Maqedoninë për mospagesën e shtesave në pagë

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 18:03
Ilustrim

70 gjykatës deri më 6 shkurt kanë ngritur padi deri te Gjykata Themelore Shkupi 2, ku paditet shteti për mospagesën e shtesave të pagës deri 35% me kamatë, konfirmuan nga Gjykata e Apelit për “A1on”.

Numri i padive nuk është përfundimtar dhe mund të rritet.

Në takim në Qeveri, para kryeministrit Zoran Zaev dhe ministrat e Drejtësisë dhe Financave Renata Deskoska dhe Dragan Tevdovski si dhe kryetari i Shoqatës së gjyqtarëve, Xhemail Saiti, është theksuar se do të bëhen përpjekje, në gjysmën e e dytë të vitit me rebalanc të sigurohen 2 milion për këtë qëllim.

Në takim janë pajtuar të formohet grup punues ku do ta shqyrtojë çështjen e pagesës retroaktive për shtesat e pagave. Këshilli gjyqësor buxhetor vjet solli vendim për pagesën e shtesave në pagë për gjyqtarët për dy maj të vitit 2018. Shoqata e gjyqtarëve ju bëri thirrje gjyqtarëve ta padisin shtetin për shkak se nuk i kanë marrë këto shtesa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat