Seanca të dy komisioneve në Kuvendin e Maqedonisë

Maqedonia

Seanca të dy komisioneve në Kuvendin e Maqedonisë

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 09:01
Kuvendi i Maqedonisë

Në Kuvendin e Maqedonisë për sot janë planifikuar të mbahen seanca të Komisionit për Sistem Politik dhe Marrëdhënie mes Bashkësive dhe Komisionit Juridik-Ligjvënës.

Në rend dite në të dy komisionet është propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për qasje të lirë në informacionet me karakter publik, me procedurë të shkurtë në lexim të dytë, i dorëzuar nga Betiane Kitev, Rexhail Ismaili, Sashko Kostov, Sonja Mirakovska, Jusuf Hasani.

Komisioni Juridik-Ligjvënës duhet të shqyrtojë edhe propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të LIgjit për klasifikimin e informacioneve, me procedurë të shkurtë, në lexim të dytë, i dorëzuar nga Aleksandar Kiracovski, Rexhail Ismaili, Hari Llokvenec dhe Agim Shaqiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat