Maqedoni, sot duhet të shpallen zgjedhjet presidenciale

Maqedonia

Maqedoni, sot duhet të shpallen zgjedhjet presidenciale

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 09:07
Talat Xhaferi 

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Talat Xhaferi sot duhet t’i shpallë zgjedhjet presidenciale, të cilat në rrethin e parë duhet të mbahen më 21 prill, ndërsa në rrethin e dytë më 5 maj.

Në pajtim me Kodin Zgjedhor, nuk duhet të kalojnë më shumë se 90 ditë dhe të ketë më pak se 70 ditë nga shpallja e zgjedhjeve nga dita e mbajtjes së tyre.

Mandati i presidentit aktual Gjorgje Ivanov mbaron më 12 maj. Partitë politike deri tani nuk kanë publikuar kandidatë për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

LSDM dhe VMRO-DPMNE kanë vendosur që kandidatët e tyre të zgjedhin nëpërmjet shpalljes publike. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim thonë se nuk kanë qëndrim zyrtar se në zgjedhje mund të dalin me kandidatin e tyre, megjithatë, lënë mundësi që para skadimit të afatit për dorëzimin e kandidaturave të arrijnë edhe zgjidhje tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat