Katrugalos: Duhet të takohen Zaev dhe Cipras, pasi fillon epokë e re

Maqedonia

Katrugalos: Duhet të takohen Zaev dhe Cipras, pasi fillon epokë e re

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 10:33
Jorgos Katrugalos

Dy liderët, Aleksis Cipras dhe Zoran Zaev do të duhet të takohen diku, këtu ose atje apo në ndonjë vend të tretë, pasi fillon epokë e re, megjithatë në këtë moment, nuk ekziston diçka përfundimtare, tha ministri alternativ i Punëve të Jashtme i Greqisë, Jorgos Katrugalos në brifingun me korrespondentët e huaj në Greqi, duke iu përgjigjur pyetjes së korrespondentes së MIA-s nga Athina lidhur me atë nëse është planifikuar ndonjë vizitë e kryeministrit grek në Shkup apo e kryeministrit të Maqedonisë në Athinë.

“Ekzistojnë ide, por mendoj se edhe në këtë moment nuk ka diçka përfundimtare. Gjithsesi se dy liderët duhet të takohen diku nëse këtu, atje apo në ndonjë vend të tretë, pasi me të vërtetë fillon një epokë e re. Në Greqi nuk janë të vetëdijshëm se sa shumë punë bëni ju në Maqedoninë e Veriut, pasi obligimet të cilat vijnë prej tek ju janë shumë më shumë”, tha Katrugalos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat