Kryeministri kanadez kontakton nxënësit nga Maqedonia për ndryshimet klimatike

Maqedonia

Kryeministri kanadez kontakton nxënësit nga Maqedonia për ndryshimet klimatike

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 12:59
Nxënësit

Kryeministri kanadez Xhastin Trudo u ka shkruar letër një grupi të nxënësve të shkollës fillore në Maqedoni nga shkolla ndërkombëtare “Nova” në Shkup. Nxënësit kanë pasur dilema rreth njërit prej burimeve më të mëdha të naftës në botë në provincën Alberta e cila është një mes burimeve më të mëdha botërore të shist argjilor të naftës.

Duke e zbatuar hulumtimin e tyre, pro dhe kundër eksploatimit të këtyre rezervave të naftës, ato kanë vendosur t’i dërgojnë letër edhe kryeministrit kanadez, thuhet në kumtesën e “Nova”-s.

“Si profesor dhe kryeministër i Kanadasë dua të dëgjojë zërin e të rinjve nga mbarë bota. E respektoj qëndrimin tuaj në këtë temë dhe si ju ashtu edhe qeveria jon e kupton se mbrojtja e mjedisit jetësor dhe rritja ekonomike shkojnë bashkërisht. Shpresoj se do të vazhdoni të punoni intensivisht në shkollë dhe t’i inspironi të tjerët të krijojnë ndryshime”, thuhet në letrën e kryeministrit Xhastin Trudo.

Profesori Robert Van der Ajker i cili e udhëheqë klasën në shkollën “Nova” thotë se nxënësit i kanë parashtruar pyetje të drejtpërdrejt rreth mbrojtjes të mjedisit jetësor në të cilën kryeministri kanadez është përgjigjur duke potencuar se edhe ai ka punuar si mësimdhënës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat