Janë refuzuar kërkesat e opozitës për kundërkushtetutshmëri të projekt-ligjit për ratifikimin e Protokollit për NATO

Maqedonia

Janë refuzuar kërkesat e opozitës për kundërkushtetutshmëri të projekt-ligjit për ratifikimin e Protokollit për NATO

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 13:21
Parlamenti grek

Në fillim të debatit në Parlamentin grek, për ratifikimin e Protokollit për anëtarësim në NATO, menjëherë pas fjalimit të dy raportuesve, Grekët e Pavarur dhe Agimi i Artë parashtruan kërkesa për kundërkushtetutshmëri të projekt-ligjit konkret, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.

Ankesat dhe kërkesat u hodhën poshtë nga partitë e tjera.

Maria Kolja Caruha nga Grekët e Pavarur në kërkesën për kundërkushtetutshmëri sqaroi se sipas nenit 28 paragrafi 2 nga Kushtetuta greke, lëshohet pe për të drejta sovrane, e me atë për ratifikim nevojitet shumicë e shtuar prej 3/5 të deputetëve, përkatësisht 180 vota, e jo 151.

E ngjashme ishte kërkesa edhe nga Agimi i Artë.

Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputet nga SYRIZA, Stavros Kondonis, tha se me projekt-ligjin konkret nuk ka heqje dorë nga kompetencat apo pushteti, ndërsa për lëshim pe ndaj kërkesave është dashur të flitet kur Greqia u bë anëtare e NATO-s, e jo për integrim të vendit të tretë.

Deputeti nga Aleanca demokratike, Andreas Loverdos, duke e komentuar kërkesën e Grekëve të Pavarur, thase “dialogu është politik, e jo i lidhur me ligjet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat