Të hënën shënohet “Dita pa makina” në Gostivar

Maqedonia

Të hënën shënohet “Dita pa makina” në Gostivar

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 14:00
Gostivar

Të hënën në Gostivar do të mbahet aktiviteti “Dita pa makina”, me qëllim që të rritet vetëdija tek qytetarët për uljen e ndotjes së ajrit.

Ky aktivitet do të mbahet me iniciativë të kryetarit të komunës Arben Taravari, ndërsa do ta organizojë komuna në bashkëpunim me stacionin policor dhe organizatat joqeveritare.

Aktiviteti do të mbahet të hënën, ndërsa do të ndalohet komunikacioni në pjesën qendrore të qytetit, gjegjësisht në rrugët “JNA” nga qendra deri në gjysmë të bulevardin “Vllezërit Gjinoski”, Ilindenska dhe disa rrugë tjera.

Komunikacionin gjatë realizimit të këtij aktiviteti, do ta sigurojnë policët nga stacioni policor në Gostivar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat