Carovska dëshmon në Prokurori: Kam vepruar me përgjegjësi në lidhje me skandalin në Fondin pensional

Maqedonia

Carovska dëshmon në Prokurori: Kam vepruar me përgjegjësi në lidhje me skandalin në Fondin pensional

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 14:18
Lidija Raiçeviq

Rreth dy orë e gjysmë ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska, ka dhënë dëshmi tek prokurorja Lidija Raiçeviq për padinë penale për mospagesën e kontributeve në shtyllën e dytë pensionale.

Pas dhënies së dëshmive, Carovska ishte e reservuar duke thënë se mbetet në atë që ka deklaruar më herët.

Në pyetjen se si e komenton deklaratën e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti, se ndaj partisë së tij në lidhje me këtë lëndë ka “luftë special”, Carovska tha: “veproj me përgjegjësi dhe ndershmëri me atë që e informoj opinionin dhe Prokurorinë për gjitha informacionet”.

Ajo tha se pret nga Prokuroria që të çojë deri në fund hetimet.

Ndryshe, ditë më parë Carovska zbuloi se për 12 mijë të punësuar, nuk janë paguar kontributet në shtyllën e dytë të Fondit pensional, me çka ata kanë mbetur pa pensione.

Më pas ajo u zotua se shteti do të ndajë 19 milionë euro për të kompensuar këtë dëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat