Votohen anëtarët e rinj të Komisionit për Anti-korrupsion në Maqedoni

Maqedonia

Votohen anëtarët e rinj të Komisionit për Anti-korrupsion në Maqedoni

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:01
Ilustrim

Me 65 vota “për” dhe 10 “të përmbajtur” është zgjedhur përbërja e re e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

BDI dhe OBRM-PDUKM-ja reaguan për mënyrën e vlerësimit të kandidatëve gjatë intervistimit të tyre, ndërsa për këtë shkak partia opozitare maqedonase ishte “e përmbajtur”.

“Pres që Komisioni të publikojë çdo emër dhe mbiemër të personave të kanë shkelur ligjin, pa dallim të përkatësisë partiake ose etnike”, tha Jovan Mitrevski nga LSDM.

Ndërsa deputeti Xhevat Ademi tha se vlerësimi dhe përzgjedhja e kandidatëve ka qenë e padrejtë, por tha se do të mbështesin zgjedhjen e Komisionit.

Ndryshe, testi i parë i anëtarëve të rinj të Komisionit për Parandalimin e Korrupsionit do të jenë zgjedhjet presidenciale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat