KEMM: Mediumet online më së shumti i shkelin standardet etike dhe profesionale të gazetarisë

Maqedonia

KEMM: Mediumet online më së shumti i shkelin standardet etike dhe profesionale të gazetarisë

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Standardet etike dhe profesionale të gazetarisë më së shumti shkelen nga mediumet onlajn – 76,5 për qind dhe më pas nga televizionet  – 17.6 për qind, ndërsa gazetat e shtypura dhe javoret – 4,4 për qind, tregon numri dhe lloji i parashtresave që vitin e kaluar janë dhënë deri tek Komisioni për ankesa pranë Këshillit për etikë në mediumet e Maqedonisë (KEMM).

“Nga gjithsej 68 ankesa të parashtruara deri tek Komisioni gjatë vitit të kaluar, numri më i madh janë nga qytetarët – 33,8 për qind, më pas nga mediumet dhe gazetarët – 25 për qind, nga organizatat dhe shoqatat e sektorit civil – 22,1 për qind, ndërsa nga bartësit e funksioneve publike, institucionet dhe partitë politike – 19,1 për qind. Nga 68 vendimet e sjella, në 38 raste, Komisioni ka konfirmuar shkelje të Kodeksit të gazetarëve dhe ka shqiptuar sanksion moral, ndërsa 16 ankesa ishin të pabaza ose jashtë kompetencave të Komisionit”, theksohet në kumtesën e KEMM-së.

Për KEMM-në, siç theksojnë, më shqetësuese është fakti që pjesa më e madhe e shkeljeve kanë të bëjnë me rregullat bazë të gazetarisë etnike: publikim i informacione të sakta, të kontrolluara dhe gjithëpërfshirëse në 60.5 për qind të rasteve dhe kufizimin e fakteve nga mendimi i gazetarit në 34,2 për qind të rasteve. Në 31,5 për qind e rasteve të regjistruara, gazetarët nuk e kanë ruajtur kulturën e gjuhës dhe nuk e kanë respektuar parimin e komunikimit shembullor me opinionit.

Nga KEMM thejksojnë se veçanërisht shqetëson ajo që 23,7 për qind e numrit të përgjithshëm të ankesave kanë të bëjnë me mediumet të cilat në opinion kanë përhapur gjuhë të urrejtjes, kanë përdorur shprehje diskriminuese ose kanë nxitur stereotipa dhe në këtë mënyrë u kanë shkaktuar dëm serioz pjesëtarëve të disa grupeve.

“Publiku i cili informohet kryesisht nga portalet onlajn ose nga mediumet tjera të cilat nuk i respektojnë rregullat e gazetarisë etike, bëhen objekt i lehtë i manipulimeve për shkak të numrit të madh të informacioneve të fabrikuara ose gjysmë të vërteta. Duke e pasur parasysh fuqinë e madhe manipuluese të dezinformatave dhe të lajmeve të fabrikuara ose të rreme që përhapen nën masën e “gazetarisë serioze”, KEMM, në drejtim të afirmimit të madh të vetërregullimit, apelon që të respektohen rregullat për portalet në internet  (http://semm.mk/sovet-za-etika-4/pravila-za-chlenstvo)” të cilët janë anëtarë ose të cilët dëshirojnë të inkuadrohen në KEMM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat