Prokuroria: Carovska nuk dha emra, duhet të ofrojë dëshmi shtesë

Maqedonia

Prokuroria: Carovska nuk dha emra, duhet të ofrojë dëshmi shtesë

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 17:15
Carovska

Prokuroria Publike, pas deklaratës dhe ngritjes së padisë penale nga ana e Mila Carovskës për skandalin e publikuar me pensionet, njofton se ministrja e Punës dhe Politikës Sociale nuk i dha emrat e autorëve të mundshëm dhe se ishte e nevojshme të sjell materiale shtesë si dëshmi.

“Në dëshminë e saj, ajo dha disa njohuri në lidhje me pretendimet në padinë, pa treguar autorët e mundshëm të krimit me një identitet të përcaktuar. Prokurori publik kompetent kërkoi nga paditësja që të paraqiste edhe prova të caktuara materiale të cilat i përmendi në deklaratën e saj.

Prokuroria Themelore Publike Shkup vazhdon të ndërmarrë veprime të tjera për të vërtetimin e pretendimeve në padinë. Prokurori publik kompetent nga Enti Shtetërore i Auditimit do të kërkojë raportet e përgatitura pas kryerjes së auditimit të kryer në Fondin e Sigurimit Pensional dhe Invalidorë gjatë periudhës kritike, ndërsa në intervistim do të thirret edhe përfaqësuesi i Fondit që të jap sqarimet e tyre në lidhje me pohimet në padinë”, deklarojnë nga Prokuroria.

Padia penale e ngritur nga Carovska ka të bëjë me keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe kompetencave për “mos shpërndarja e fondeve për personat e siguruar në shtyllën e dytë nga sistemi i pensioneve dhe mos pagesa e kontributeve në fondet private të pensioneve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat