Tsipras: Edhe njëherë i dëshirojë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut

Maqedonia

Tsipras: Edhe njëherë i dëshirojë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 22:09
Alexis Tsipras

I dëshiroj edhe një herë, nga këtu mirëseardhje Maqedonisë së Veriut, vendit miqësor e cila duhet të jetë mbështetëse dhe jo një kundërshtar në përpjekjet tona për siguri, stabilitet dhe bashkëpunim në rajonin më të gjerë, tha kryeministri grek Alexis Tsipras në fund të fjalimit të tij në Kuvendin grek gjatë debatit mbi protokollin për anëtarësimin në NATO, njofton AIM nga Athina

Tsipras tha se me marrëveshjen e Prespës ata kanë bërë atë që mendojnë se është e drejtë dhe obligimi i tyre kombëtar.

“Votimi i sotëm është një votim që mbyll, sipas mendimit tim, një cikël të rëndësishëm, ciklin më të rëndësishëm nga obligimet e marrëveshjes së Prespës dhe i referohen Greqisë. Nga nesër, me ratifikimin e anëtarësimit, siç përcaktohet nga vetë marrëveshja, obligimet kthehen përsëri tek fqinjët”, tha Tsipras.

Lidhur me anëtarësimin në NATO dhe ajo që sot ishte në pikë të rendit të ditës, kryeministri grek tha se ishte “zgjedhja dhe e drejta sovrane e vendit fqinj, popullit dhe qeverisë”, ndërsa jo vendim i Greqisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat