Maqedoni, filloi zbatimi i modelit publiko-privat në fushën e kirurgjisë

Maqedonia

Maqedoni, filloi zbatimi i modelit publiko-privat në fushën e kirurgjisë

Më: 8 shkurt 2019 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Në përputhje me vendimin e publikuar në “Gazetën Zyrtare”, të cilën më herët e ka miratuar qeveria, fillon procesin i kyçjes së marrëveshjes të partneritetit publiko-privat për menaxhimin e integruar të zgjidhjeve inovative për kirurgji dhe kujdesin spitaleve infektive.

Qëllimi i këtij modeli të partneritetit publiko-privat është të avancojë sistemin e sterilizimit në fushën e kirurgjisë, si dhe të zvogëlojë rrezikun e infeksioneve postoperative.

Në përputhje me modelin e propozuar të partneritetit publiko-privat, mbulohet një periudhë prej 15 vitesh operacionale. Vlera e investimit është rreth 16 milionë euro, ndërsa partneriteti privat do të jetë i detyruar të investojë këto fonde gjatë periudhës 2 vjeçare, gjegjësisht rreth 35 për qind ose 5.8 milionë euro gjatë vitit të parë dhe 65 për qind ose 10.3 milion të mbetura euro në vitin e dytë të funksionimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat