Nisi gara për kryetar shteti në Maqedoni

Maqedonia

Nisi gara për kryetar shteti në Maqedoni

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 10:31
Talat Xhaferi

Qytetarët e Maqedonisë më 21 prill do ta zgjedhin kryetarin e gjashtë të Republikës së Maqedonisë. Në të njëjtën datë do të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme për kryetar komune në Ohër, Dibër dhe Novo Sello.

Vendimet për mbajtjen e zgjedhjeve dje e nënshkroi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, sipas obligimeve ligjore që i ka. Vendiet për caktimin e zgjedhjeve do të dorëzohen në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, si organ për zbatimin e zgjedhjeve. I pari i Kuvendit, Xhaferi thotë se me zgjedhje të reja ka mundësi për rindërtim të vlerësimit pozitiv të marrë nga zgjedhjet e kaluara.

“Karrigia e 30-të në NATO tashmë është e jona. Tani mbetemi  të përkushtuar në punën e plotësimit të kritereve për marrjen e datës dhe fillim të bisedimeve me BE-në. Zgjedhjet korrekte dhe demokratike janë një ndër kushtet ku do të na vlerësojnë. Për këtë shkak ju bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve në fushatën zgjedhore për kryetar shteti, partive politike dhe juve, qytetarëve, të bëjmë përpjekje maksimale që Republika e Maqedonisë të fitojë edhe një palë zgjedhje ashtu siç i ngjan një shteti evropian dhe demokratik”, deklaroi Xhaferi.

Partitë politike deri tani nuk kanë publikuar kandidatë për zgjedhjet për kryetar shteti. Dy partitë më të mëdha maqedonase LSDM dhe OBRM-PDUKM kandidatët e tyre vendosën t’i zgjedhin nëpërmjet thirrjes publike. Nga LSDM ende nuk janë deklaruar rreth kandidaturat e arritura. Sekretari i Përgjithshëm Aleksandar Kiracovski dje njoftoi se në kongres partiak më 3 mars do të jetë zgjedhja e kandidatit zyrtar. Në thirrjen e OBRM-PDUKM-së kanë arritur 10 kandidatura ku njëra është paraqitur pas afatit, për çka partia i publikoi emrat e kandidatëve ku në Konventën e partisë më 16 shkurt do ta zgjedhin njërin që do të hyjë në garën për kryetar shteti.

Nga BDI thonë se nuk kanë qëndrim zyrtar, në zgjedhje mund të hynë me kandidatin e tyre, megjithatë, lënë mundësinë që para skadimit të afatit për kandidaturën të lënë ndonjë zgjidhje tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat