Maqedoni, filloi vëzhgimi i raportimit mediatik të radiodifuzuesve për zgjedhjet

Maqedonia

Maqedoni, filloi vëzhgimi i raportimit mediatik të radiodifuzuesve për zgjedhjet

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 11:20
AShMAA

Të gjitha televizionet dhe radiot që do të transmetojnë reklamë të paguar politike gjatë kohës së fushatës zgjedhore, janë të obliguar që në afat prej pesë ditës nga dita e shpalljes së zgjedhjeve t’i konstatojnë dhe t’i dorëzojnë çmimoret, ku çmimi për një sekondë për reklamë të paguar politike nuk të tejkalojë çmimin mesatar të llogaritur në tre muaj e fundit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Çmimoret do të duhet që të dorëzohen në AShMAA, KShZ, Enti Shtetëror për Revizion dhe deri te Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Sipas Kodit Zgjedhor, radiodifuzuesit janë të obliguar që derisa të fillojnë fushata zgjedhore së paku dy herë t’i publikojnë çmimet për program të paguar politik në programet e tyre. Gjatë kohës së procesit zgjedhor nuk është e lejuar që të ndryshohen çmimet, thuhet në njoftimin e AShMAA-së.

Në web-faqen e Agjencisë, është vendosur baner për zgjedhjet e vitit 2019, ku mund të shihet Kodi Zgjedhor, metodologjia e vëzhgimit dhe linku deri te formulari për ankesa për të gjithë qytetarët dhe subjektet juridike të cilët kanë vërejtje për raportimin e mediave. Këtu Agjencia i publikon edhe raportet e të gjithë shkeljeve të konstatuara të Kodit Zgjedhor ku edhe do të ngritet procedurë para gjykatës kompetente. Përveç në gjuhën maqedonas, ky baner është edhe në gjuhën shqipe dhe angleze”, thuhet në fund të njoftimit të Agjencisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat